Aktualitet

I dënuar për pastrim parash nga Zvicra/ Arrestohet në Morinë 33-vjeçari kosovar, pritet ekstradimi

Bëhet me dije se 33-vjeçari me iniciale A.D rezultonte se ishte shpallur në kërkim nga Zvicra. 

6 Korrik 2024, 12:56 Nga E. D
I dënuar për pastrim parash nga Zvicra/ Arrestohet në Morinë
foto ilustruese

MORINË- Një kosovar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës. Bëhet me dije se 33-vjeçari me iniciale A.D rezultonte se ishte shpallur në kërkim nga Zvicra. Gjithashtu i riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet zvicerane i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pastrim parash. Po ashtu 33-vjeçari pritet që të ekstradohet. 

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare e Morinës ndaloi 1 shtetas kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Zvicra, për pastrim parash. Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas zbatimit të marrëveshjes për qarkullimin e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kufitare.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës dhe si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Zvicër, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua nga Sektori për Hetimin e Krimeve i DVP Kukës, me qëllim ekstradimin në Zvicër, shtetasi kosovar A. D., 33 vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet zviceriane i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pastrim parash. Vijojnë procedurat për ekstradimin e 33-vjeçarit, në Zvicër.

morine

Sondazh

Poll