Aktualitet

"Tensionet s’do të ndikojnë", Korfuzi “thahet” për ujë! Edhe Greqia kërkon të shtrijë tubacionin në Syrin e Kaltër? Mitsotakis: E nisim nga e para

Sipas mediave vendase, në Korfuz, me iniciativën e Guvernatorit të qarkut Yiannis Trepeklis në bashkëpunim me kryetarët e bashkive si dhe me ndërhyrje në pushtetin qendror, kërkohen “rrugëzgjidhje” me një tubacion nga Greqia kontinentale, ndërsa në Lefkada, tubacioni ekzistues që furnizon ishullin, thuajse është jashtë funksionit.

6 Korrik 2024, 14:22 Nga M.B
"Tensionet s’do të ndikojnë", Korfuzi
Syri i Kaltër

SARANDA- Autoritetet qendrore dhe vendore greke janë tepër të shqetësuara për verën e këtij viti dhe "fatin" e Korfuzit pasi nuk dinë si ta përballojnë problemin që kërcënon mirëqenien e banorëve dhe rrjedhën e turizmit teksa bëhet fjalë për furnizimin me ujë. Sipas mediave vendase, në Korfuz, me iniciativën e Guvernatorit të qarkut Yiannis Trepeklis në bashkëpunim me kryetarët e bashkive si dhe me ndërhyrje në pushtetin qendror, kërkohen “rrugëzgjidhje” me një tubacion nga Greqia kontinentale, ndërsa në Lefkada, tubacioni ekzistues që furnizon ishullin, thuajse është jashtë funksionit.

Sipas mediave, organet lokale kanë vijuar kontaktet me zyrtarë të lartë të qeverisë, ku thuhet se kanë marrë “dritën jeshile” për të parë si zgjidhje premtuese, marrjen e ujit përmes një tubacioni nënujor drejt Korfuzit nga burimet në Syrin e Kaltër të Shqipërisë. Corfupress shkruan se qeveria greke duket se konsideron këtë projekt si mundësi e bashkëpunimit ndërshtetëror, që nuk do të ndikohet nga tensionet ndoshta të përkohshme që krijohen mes dy vendeve. 

Në artikull përmendet edhe fakti se zona e jugut të Italisë pritet të furnizohet nga burimet ujore të Gjirokastrës, me një projekt që diskutohet kohët e fundit në programet trans-evropiane të financuar nga qeveria italiane, për ndërtimin e një tubacioni nënujor 85 km të gjatë me një kosto prej rreth 1 mld euro.

syri i kalter

Sondazh

Poll