Aktualitet

Organizonin aktivitetin e lojërave të fatit me celularë, kapen në flagrancë dhe nis hetimi penal për 2 persona në Dibër

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

6 Korrik 2024, 12:32 Nga M.B
Organizonin aktivitetin e lojërave të fatit me celularë, kapen
Foto ilustruese

DIBRA- Dy persona në Dibër janë tashmë nën hetim pasi u kapën në flagrancë teksa merreshin me organizimin e aktivitetit të lojërave të fatit me celularë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët që përdoreshin nga këta pesona për lojëra fati. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

DVP Dibër

Organizonin aktivitetin e lojërave të fatit, me celularë, kapen në flagrancë dhe nis hetimi penal për 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, si rezulat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, me qëllim goditjen e veprimtarisë së jashtëligjshme të lojërave të fatit, kanë goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie, në një lokal në qytetin e Vjetër në Bulqizë . Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi penal për shtetasit : O.G., 27 vjeç dhe R.D., 31 vjeç, banues në Bulqizë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët që përdoreshin nga këta shtetas, për lojëra fati. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

dibra

Sondazh

Poll