4 Korrik 2024, 13:03
Nga N.F
Sendet e sekuestruara
VLORË-Një 24-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Vlorë. Policia bën me dije se arrestimi i tij ka ardhur pasi atij iu gjetën në banesë armë zjarri pistoletë, armë sportive dhe doza cannabisi.
Policia organizoi operacionin dhe së bashku me forcat "Shqiponja" shkuan në banesën e të arrestuarit në lagjen "Pavarësia" ku gjetën edhe sendet e sekuestruara.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Vijojnë puna e inteligjencës policore dhe kontrollet intensive të shërbimeve, për të garantuar sundimin e ligjit në territor. Finalizohet operacioni policor i koduar “Strike 17”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Mbante në banesë, armë zjarri pistoletë, armë sportive dhe doza cannabisi, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari. Sekuestrohen armët, municioni luftarak dhe dozat e lëndës narkotike.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se një shtetas mbante armë dhe lëndë narkotike, në banesën e tij, në lagjen “Pavarësia”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike 17”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: B., 24 vjeç, banues në Vlorë.
Nga kontrollet në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë sportive, municion luftarak për to dhe doza të lëndës narkotike cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
policia droge arme vlore
Aktualitet
4 Korrik 2024, 12:51
r.ll
foto nga kontrollet
TIRANË- SPAK kërkoi sot zbatimin e masave të sigurisë të lëshuara nga GJKKO lidhur me abuzimet e fondeve ...
Aktualitet
4 Korrik 2024, 12:56
N.F
Sendet e sekuestruara
ELBASAN- Një 28-vjeçar është vënë pranga ditën e sotme në Elbasan. Mësohet se i arrest...
Aktualitet
4 Korrik 2024, 12:23
N.F
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Një 25-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Gjirokastër. Arre...
Aktualitet
4 Korrik 2024, 12:11
I.A
Zjarri
KORÇË- Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në stadiumin e Korçës. Mësoh...
Aktualitet
4 Korrik 2024, 11:56
N.F
Foto ilustruese
SPANJË- Autoritet spanjolle kanë vënë në pranga dyshqiptarë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pas n...
Aktualitet
4 Korrik 2024, 11:50
r.ll
ilir beqaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar ditën e sotme 7 urdhërarreste, ku u vu në pranga edhe ish-mi...
Aktualitet
4 Korrik 2024, 11:31
r.ll
pellumb gjoka
TIRANË- Biznesmeni Pëllumb Gjoka i burgosur në kuadër të operacionit "Metamorfoza", ka thyer këmbën teksa ...
Aktualitet
4 Korrik 2024, 11:29
N.F
Foto ilustruese
VLORË- Një tjetër i moshuar ka humbur jetën ditën e sotme në ujrat e detit. Mësohet se një 83-vje&c...
Aktualitet
4 Korrik 2024, 11:17
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion ndërkombëtar antidrogë ku kanë arrestuar 5 pers...
Aktualitet
4 Korrik 2024, 11:09
N.F
Foto ilustruese
DURRËS- Një 70-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Sipas njoftimit të policisë i...