Aktualitet

Po hetohej prej 3 muaj, kapet në flagrancë 28-vjeçari në Elbasan, i gjenden në makinë armë dhe drogë

Mësohet se i arrestuari po hetohej prej 3 muajsh ndërsa policia në momentin që është vënë në pranga ka gjetur në mjet arme dhe drogë.

4 Korrik 2024, 12:56 Nga N.F
Po hetohej prej 3 muaj, kapet në flagrancë 28-vjeçari në
Sendet e sekuestruara

ELBASAN- Një 28-vjeçar është vënë pranga ditën e sotme në Elbasan. Mësohet se i arrestuari po hetohej prej 3 muajsh ndërsa policia në momentin që është vënë në pranga ka gjetur në mjet arme dhe drogë.

Më tej në njoftimin e policisë bëhet me dije se janë sekustruar 1 armë zjarri pistoletë, ndërsa në banesë i gjetën 1000 fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm, 4 krehra armësh, 2 kapsolla detonatore, 1 jelek antiplumb dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa. I riu i posedonte këto sende më qëllim trafikimin.

Njoftimi i plotë:

Elbasan/ Si rezultat i një hetimi të kryer me metoda proaktive, për 3 muaj, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, hetim i cili u iniciua në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të punës për të garantuar sundimin e ligjit në territor, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme i DVP Elbasan finalizoi operacionin policor të koduar “Kalibri”.


Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi G. L., 28 vjeç. Në automjet shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, 1 armë zjarri pistoletë, ndërsa në banesë i gjetën 1000 fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm, 4 krehra armësh, 2 kapsolla detonatore, 1 jelek antiplumb dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i posedonte këto sende, me qëllim trafikimin.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

elbasan arrestim arme droge

Sondazh

Poll