Aktualitet

Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, humb jetën 70-vjeçari në Durrës

Sipas njoftimit të policisë i moshuari sapo ka rënë në kontak me ujin në det ka pësuar arrest kardiak.

4 Korrik 2024, 11:09 Nga N.F
Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, humb jetën
Foto ilustruese

DURRËS- Një 70-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Sipas njoftimit të policisë i moshuari sapo ka rënë në kontak me ujin në det ka pësuar arrest kardiak.

Më tej bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15 në lagjen nr. 13. Përshkak të arrestit kardiak 70-vjeçari me inicialet J. GJ. ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 10:15, në lagjen nr. 13, shtetasi J. Gj., 70 vjeç, banues në Laprakë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

durres viktime arrest kardiak

Sondazh

Poll