Aktualitet

Mobilizohet policia italiane, arrestohen dy shqiptarë për drogë, bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare për kapjen e tre personave në Shqipëri dhe Spanjë

Mësohet se operacioni është i koordinuar nga Karabinierët e Kompanisë Rivoli së bashku me Drejtorinë Qendrore të Shërbimeve Kundër Drogës dhe Shërbimin për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar.

4 Korrik 2024, 11:17 Nga N.F
Mobilizohet policia italiane, arrestohen dy shqiptarë për drogë,
Foto ilustruese

ITALI- Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion ndërkombëtar antidrogë ku kanë arrestuar 5 persona. Operacioni është duke u zhvilluar prej orëve të para te ditës se sotme për ekzekutimin e 5 urdhër arresteve.

Mësohet se operacioni është i koordinuar nga Karabinierët e Kompanisë Rivoli së bashku me Drejtorinë Qendrore të Shërbimeve Kundër Drogës dhe Shërbimin për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar.

Ndqërkohë raportohet se dy persona me kombësi shqiptare janë arrestuar për trafik droge në Itali. Efektivët e Karabinierëve, me ndihmën e forcave policore ndërkombëtare, veçanërisht spanjolle dhe shqiptare, janë në kërkim të tre personave të tjerë jashtë vendit. Detaje të tjera priten në orët në vijim.

itali spanje droge shqiptare

Sondazh

Poll