Aktualitet

Aksidentoi para dy ditësh "Mercedez Benzin" në aksin Krahës-Tepelenë, arrestohet 25-vjeçari në Gjirokastër

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në aksin rrugor “Krahës-Tepelenë”. Nga ky aksident i arrestuari është plagosur por nuk është paraqitur në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

4 Korrik 2024, 12:23 Nga N.F
Aksidentoi para dy ditësh "Mercedez Benzin" në aksin
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një 25-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Gjirokastër. Arrestimi i të riut a ardhur pasi dy ditë më parë ka aksidentuar me makinë një mjet tjetër tip "Mercedez Benz". 

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në aksin rrugor “Krahës-Tepelenë”. Nga ky aksident i arrestuari është plagosur por nuk është paraqitur në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Gjithashtu ai është larguar pa u kyer veprimet procedurale nga Policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin E. C., 25 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se mbrëmjen e datës 02.07.2024, në aksin rrugor “Krahës-Tepelenë”, automjeti tip “BMë” që drejtonte është përplasur me automjetin tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin A. Sh.

Shtetasi E. C. është dëmtuar nga aksidenti, por nuk është paraqitur në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, dhe është larguar pa u kyer veprimet procedurale nga Policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

aksident gjirokaster arrestim

Sondazh

Poll