Aktualitet

Dy viktima në më pak se një orë, humb jetën një tjetër i moshuar në plazh, 83-vjeçari pësoi arrest kardiak në Vlorë

Sipas njoftimit të policisë i moshuari ka pësuar infarkt pasi është futur në det për tu larë. Ngjarja ka ndodhur në Zvërnec ndërsa viktima humbi jetën rrugës për në spital.

4 Korrik 2024, 11:29 Nga N.F
Dy viktima në më pak se një orë, humb jetën një
Foto ilustruese

VLORË- Një tjetër i moshuar ka humbur jetën ditën e sotme në ujrat e detit. Mësohet se një 83-vjeçar ka ndërruar jetë në Vlorë përshkak të një arresti kardiak. 

Sipas njoftimit të policisë i moshuari ka pësuar infarkt pasi është futur në det për tu larë. Ngjarja ka ndodhur në Zvërnec ndërsa viktima humbi jetën rrugës për në spital. Pak më parë u njoftua se edhe një person tjetër humbi jetën ne Durrës pasi pësoi arrest kardiak pasi ra në kontak me ujin.

Njoftimi i plotë:

Vlorë/Informacion paraprak. Sot, në Zvërnec, shtetasi F. R., 83 vjeç, banues në Fier, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak duke u larë në det dhe si pasojë ka humbur jetën duke u transportuar në spitalin e Vlorës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

vlore arrest kardiak

Sondazh

Poll