Aktualitet

BERAT/ Lejuan ndërtimet pa leje, lirohen tre punonjësit e IKMT-së

6 Dhjetor 2019, 15:59 Nga DOSJA
BERAT/ Lejuan ndërtimet pa leje, lirohen tre punonjësit e IKMT-së

BERAT– Tre punonjësit e IKMT-së janë të lirë ditën e sotme nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat.

Pas një seance që zgjati një orë, tre punonjësit e IKMT-së të cilët u akuzuan për lejimin e ndërtimeve pa leje, u lanë të lirë me detyrim paraqitje dhe pezullim nga e drejta për të ushtruar funksione publike.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtar Durim Hasa dhe Prokuror Olgert Rumnici.

Tre inspektorët e ndaluar janë shtetasit me inicialet:

L.S – 50 -vjeç
E.V- 29-vjeç
D.H- 45-vjeç

Ata u arrestuan një ditë më parë pasi sipas Prokurorisë, ka rezultuar se 3 Inspektorët, në kundërshtim me ligjin, kanë favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm për të kryer ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Berat.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet berat gjykata e beratit lirohen punonjesit e ikmt berat gjykata e beratit lirohen punonjesit e ikmt

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Dhjetor 2019, 14:21

TIRANË– Rektori i Universitetit të Tiranës ka lëshuar një urdhër të brendshëm lidhur me procesit të rifillimit të procesit mësimor pas pezullimit të ...

Aktualitet 6 Dhjetor 2019, 12:23

Kukës- Në pikën kufitare të Morinës është arrestuar një 29-vjeçar me iniciale R.N,  pasi rezulton i shpallur në kërkim nga Italia. Ai është shpallur në k...