Aktualitet

Ishte dënuar në Itali për tentative vrasjeje, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë (EMRI)

6 Dhjetor 2019, 09:43 Nga DOSJA
Ishte dënuar në Itali për tentative vrasjeje, arrestohet

VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar sot 35-vjeçarin Lorenc Bitaj, i cili ishte shpallur në kërkim pas dënimit që kishte marrë në Itali. Gjykata italiane e kishte dënuar atë për “tentativë vrasjese” dhe falsifikim të dokumenteve” me 5 vite e 6 muaj burg dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë një operacioni në Vlorë Policia arriti që të arrestonte Bitajn, i cili do të ekstradohet në Itali për të vujatur dënimin.

NJOFTIMI I PLOTË

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.  Policia vë në pranga 1 shtetas të dënuar me 5 vite e 6 muaj burg nga drejtësia italiane. Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Interpol Tirana  ka bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:  L. (F.) B., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Ancona, Itali me vendimin e datës 26.10.2019, e ka dënuar me 5 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Tentativë vrasjeje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, sipas Kodit Penal italian. Vijojnë veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shtetit italian.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 35-vjecari lorenc bitaj policia vlore arrestohet 35-vjecari lorenc bitaj policia vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Dhjetor 2019, 07:12

Kush e mbron z. Agron Tufa dhe familjen e tij?

TIRANË- Ja dhe lajmi i papritur, i çuditshëm, por edhe shqetësues. Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe njoftoi se Agron Tufa, tani ish-Drejtori i Insti...