Aktualitet

Arrestohen babë e bir në Fier/ I ati në kërkim për ‘krim të organizuar”, 33-vjeçari kapet me armë

6 Dhjetor 2019, 09:15 Nga DOSJA
Arrestohen babë e bir në Fier/ I ati në kërkim për

Fier- Në prangat e policisë së Fierit kanë rënë 2 perosna. Policia njofton se është arrestuar A. I, 56 vjeç pasi rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Krim i organizuar”, “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”. Ai është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Kosovës. Po kështu bashkë me të është arrestuar A. I., 33 vjeç, pasi është kapur me pistoletë.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjeta”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Lokalizohet, kapet dhe arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Krim i organizuar”, “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”.

Gjatë operacionit, u kap me armë zjarri me vete dhe u arrestua në flagrancë edhe djali i këtij shtetasi.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Rrjeta”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

A. I., 56 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka dërguar urdhër-arresti për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”.

Gjithashtu, gjatë operacionit, në ambientet e një lokali në Fier, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A. I., 33 vjeç, banues në Fier.

Nga kontrolli personal i ushtruar, 33-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë, një krehër me 15 fishekë dhe një mjet prerës (biçak), të cilat ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të 33- vjeçarit A. I., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen babe e bir arrestohen babe e bir

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Dhjetor 2019, 07:12

Kush e mbron z. Agron Tufa dhe familjen e tij?

TIRANË- Ja dhe lajmi i papritur, i çuditshëm, por edhe shqetësues. Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe njoftoi se Agron Tufa, tani ish-Drejtori i Insti...

Aktualitet 5 Dhjetor 2019, 21:30

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja komentoi në emisionin “Real Story”, në News24, kërcënimin e kryeministrit Edi Rama ndaj ndërtuesve, se do të përfundojnë në ...