Politike

Berisha: Në historinë e lirisë, dy korriku do mbetet gjithmonë një ditë frymëzimi, një ditë e ndritur për çdo shqiptar

Gjithashtu Kreu i PD-së tha se dy korriku do mbetet gjithmonë një ditë frymëzimi, një ditë e ndritur për çdo shqiptar. 

2 Korrik 2024, 20:26 Nga E. D
Berisha: Në historinë e lirisë, dy korriku do mbetet
Sali berisha

TIRANË- Keu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve është ndalur te ngjarjet e 2 korrikut të 1900, ku shqiptarët u dyndën drejt ambasadave perëndimore, duke sfiduar regjimin i cili edhe pse ishte në gamat e fundit, sërish ishte i rrezikshëm dhe merrte jetë. Gjithashtu Kreu i PD-së tha se dy korriku do mbetet gjithmonë një ditë frymëzimi, një ditë e ndritur për çdo shqiptar. 

"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestare dhe qëndrestarëve të kauzës së drejtë, kauzës së lirisë, dinjitetit, shpresës dhe të ardhmes së shqiptarëve. Në historinë e lirisë, të përpjekjeve të kombit shqiptar, 2 korriku do mbetet gjithmonë një ditë frymëzimi, një ditë e ndritur për çdo shqiptar. Me 2 korrik të vitit 1990, në një kohë kur diktaturat komuniste kishin rënë njëra pas tjetrës në vendet e Europës ish-komuniste, në Shqipëri vazhdonte diktatura, e cila gjatë ditës fliste për demokraci, por në kufijtë e vendit ekzekutonte të rinjtë çdo javë dhe jo vetëm i ekzekutonte, por zvarriste trupat pa jetë të tyre në rrugët e qyteteve të vendit për të mbjellur terror te popullata.

Në këto kushte, kur Shqipëria dukej tërësisht e harruar, kur në arenën ndërkombëtare flitej që të mbetet Shqipëria si Kuba e Adriatikut, kur në të vërtetë në tërësi nuk parashikonte njeri ndryshimin, të rinjtë, kryesisht punëtorët e Tiranës, por edhe të përndjekurit politikë dhe intelektualë mendonin ndryshe. Me guxim epik, ata përsëritën por në kushte të një rreziku shumë e shumë herë më të madh, atë skenar që gjermano-lindorët përsëritën në ambasadat gjermane në Çekosllovaki dhe Hungari. Pra, ata përmbysën Perden e Hekurt në Tiranë, përmbysën Murin e Berlinit dhe hynë si heronj të vërtetë çlirimtarë në ambasadat e vendeve perëndimore.

Ky ishte një akt heroizmi të jashtëzakonshëm. Secili prej tyre mund të binte tek kalonte murin e ambasadës nga breshëritë e policisë sekrete shqiptare apo forcave të tjera të sigurisë. Por kjo nuk i pengoi ata. Me mijëra prej tyre mbushën oborret dhe ndërtesat e përfaqësive diplomatike dhe mbi të gjitha ndërtesën e ambasadës gjermane, ambasadori i të cilit u dëshmua një mik i madh i lirisë së shqiptarëve, Verner Daum. Ky diplomat nuk mendonte se Shqipëria duhej të mbetej Kuba e Adriatikut. Ai mendonte se shqiptarët duhet të ndihmoheshin që të përmbysnin diktaturën e tyre komuniste," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll