Politike

Himara drejt zgjedhjeve të reja? KQZ shqyrton të enjten vlefshmërinë e mandatit të Fredi Belerit

Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 Majit u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat.

2 Korrik 2024, 12:16 Nga r.ll
Himara drejt zgjedhjeve të reja? KQZ shqyrton të enjten
fredi beleri

TIRANË- KQZ do të zhvillojë të enjten seancën publike në orën 11:00, ku do të shqyrtohet vlefshmëria e mandatit të kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Belerit. Bashkia e Himarës mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, pasi kryebashkiaku u dënua me burg.

Beleri, i cili garoi nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 Majit u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat. Ai u dënua si në shkallë të parë ashtu edhe në shkallë të dytë për korrupsion aktiv. 

NJOFTIMI I KQZ: 

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e Enjte, datë 04.07.2024, ora 11:00 me këtë rend dite:
Çështje për shqyrtim rishtas:

1. Projektvendim “Për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

2. Projektvendim “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues z. Gentjan Fiqiri Muça anëtar në Këshillin e Bashkisë Tiranë, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

3. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Vau-Dejës, me kandidatin nga lista shumemërore e subjektit zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë, zj. Sanilje Reshit Salja”.

fredi beleri kqz

Sondazh

Poll