Politike

Protesta e 11 korrikut/ Bardhi takime me qytetarët: Varfëria, kryearsyeja që qytetarët duhet të protestojnë

Sakaq Kreu i Grupit Parlamentar të PD-s, Gazment Bardhi, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, ishin në njësinë nr2 në Tiranë.

2 Korrik 2024, 18:30 Nga E. D
Protesta e 11 korrikut/ Bardhi takime me qytetarët: Varfëria,
pamje nga takimi

TIRANË-Mbrëmjen e 11 korrikut opozita ka thirrur një protestë kombëtare e cila do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë. Deputetët demokratë në kuadër të organizimit për protestën janë angazhuar në takime sensibiluzese me qytetarët, duke i ftuar ata t’i bashkohen protestës.

Sakaq Kreu i Grupit Parlamentar të PD-s, Gazment Bardhi, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, ishin në njësinë nr2 në Tiranë. Gjithashtu Bardhi dhe Noka u kanë bërë thirrje banorëve të kryeqytetit që në 11 korrik, në orën 20:00 ti bashkohen protestës. Nërkohë Bardhi u shpreh se ekonomia është kryearsyeja për të ngritur zërin dhe për të protestuar në 11 Korrik. 

Bardhi përmes një postimi në rrjetet sociale tha se në takimet me qytetarë dhe bizneset pranë zonës së Pazarit të Ri, Njësia 2 Tiranë, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të PD Falmur Noka, anëtarët e Kryesisë dhe strukturat drejtuese të degës, kuptuam nga afër padurimin e qytetarëve për tu bashkuar në projektin për ndryshimin e gjendjes në vend dhe për një ekonomi që garanton mirëqënien për çdo qytetar shqiptar.

“Ekonomia është dështimi më i madh i Qeverisë së Edi Ramës dhe kryearsyeja për të ngritur zërin e protestuar në 11 Korrik, ora 20:00 përpara Kryeministrisë. Shqipëria për shkak të politikave të gabuara të Edi Ramës renditet e para në Europë për numrin e madh të popullatës në pasiguri për ushqim, e krahasueshme vetëm me disa shtete në Afrikë”, tha Bardhi.

gazment bardhi flamur noka

Sondazh

Poll