Politike

"TIMS"/ Seanca nis me 1 minutë heshtje në nderim të Kadaresë, raporton drejtoresha e SHISH: Dëshmia të jetë me dyer të mbyllura

Ndërkohë kryetari i Komisionit, Ervin Salianji propozoi që mbledhja të zhvillohet e hapur, pasi sipas tij nuk ka asnjë element që përbën sekret shtetëror. 

2 Korrik 2024, 11:24 Nga r.ll
"TIMS"/ Seanca nis me 1 minutë heshtje në nderim të
seanca

TIRANË- Po zhvillohet ditën e sotme mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS. Seanca ka nisur me 1 minutë heshtje në nderim të shkrimtarit, Ismail Kadare që u nda nga jeta ditën e djeshme.

Sot është thirrur për të dhënë dëshminë e saj drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni. Kjo e fundit ka kërkuar që dëshminë ta japë me dyer të mbyllura.

"Si drejtore e SHISH njoh dhe vlerësoj detyrimin kushtetues për raportim në Kuvendin e Shqipërisë dhe rolin jetik të komisioneve në sigurimin e transparencës dhe llogaridhënies. Në asnjë rast SHISH nuk i është shmangur raportimit para komisionit të Kuvendit. I nderuar z.kryetar lidhur me objektin e raportimit të sotëm kërkoj seanca të zhvillohet me dyer të mbyllyra dhe praninë e deputetëve me certifikimin e duhur. SHISH siguron informacione të domosdoshme për problematikat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe raportimet në tillë të mbrohen burimet e klasifikuara.", ka thënë Hyseni. 

Ndërkohë kryetari i Komisionit, Ervin Salianji propozoi që mbledhja të zhvillohet e hapur, pasi sipas tij nuk ka asnjë element që përbën sekret shtetëror. 

"Nuk shoh asnjë element të përbërë sekret shtetëror. Duke pasur parasysh që kemi të bëjmë vetëm me aspekte procedurale dhe kërkesa që janë zbuluar në publik, propozoj që mbledhja të zhvillohet e hapur.", tha Salianji.

Sot dëshmojnë edhe Florian Sulejmani, Drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Ardi Veliu, ish- Drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

vlora hyseni komisioni i tims 2 korrik 2024

Sondazh

Poll