Politike

Dëshmia e drejtoreshës së SHISH, mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e komisionit të TIMS: Preken të dhëna që lidhen me sigurinë kombëtare!

Ndëkohë pas refuzimit nga Salianji për të dhënë dëshminë e saj pa praninë e mediave drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni ka ngulmuar më tej që mbledhja të zhvillohet  me dyer të mbyllura. Sipas Hysenit mbledhja duhet të mbahet me dyer të mbyllura pasi preken të dhëna që lidhen me sigurinë kombëtare, Ajo ka deklaruar se në mbledhje duhet të marrin pjesë vetëm deputetët që kanë certifikatë sigurie.

2 Korrik 2024, 12:30 Nga N.F
Dëshmia e drejtoreshës së SHISH, mbahet me dyer të mbyllura
Mbledhja

TIRANË- Komisioni për të dhënat e TIMS ka nisur ditën e sotme me debate. Socialistët në nisje të seancës kërkuan që dëshmia e drejtores së SHISH, Vlora Hyseni para komisionit të TIMS të zhvillohet pa praninë e medias. Këtë propozim e kundërshtoi menjëhere kreu i komisionit Hetimor, Ervin Salianji. Ai u shpeh se socialistëve u pëlqen të zhvillojnë mbledhjet në errësirë, duke theksuar me batutë se dritës i druhet vetëm lakuriqi i natës.

Ndëkohë pas refuzimit nga Salianji për të dhënë dëshminë e saj pa praninë e mediave drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni ka ngulmuar më tej që mbledhja të zhvillohet  me dyer të mbyllura. Sipas Hysenit mbledhja duhet të mbahet me dyer të mbyllura pasi preken të dhëna që lidhen me sigurinë kombëtare, Ajo ka deklaruar se në mbledhje duhet të marrin pjesë vetëm deputetët që kanë certifikatë sigurie.

"Si drejtoreshë e SHISH, njoh dhe vlerësoj detyrimin Kushtetues për raportin në Kuvendin e Shqipërisë, dhe rolin jetik të komisioneve në sigurimin e transparencës dhe të llogaridhënies. SHISH në asnjë rast nuk i është shmangur raportimit përpara Komisionit të Kuvendit. I nderuar z.kryetar lidhur me objektin e raportimit të sotëm kërkoj seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe praninë e deputetëve me certifikimin e duhur. SHISH siguron informacione të domosdoshme për problematikat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe raportimet në tillë të mbrohen burimet e klasifikuara," tha ajo.

 

komisioni i tims 2 korrik 2024 vlora hyseni

Sondazh

Poll