Politike

"Nuk është faji jonë që je analfabet", debate në Komisionin e TIMS, Salianji përplaset me Ardi Veliun: Me këtë gjuhë fol në ndonjë vend tjetër!

Nga ana tjetër, kryetari i këtij Komisioni, Ervin Salianji u shpreh fillimisht se seanca duhet të zhvillohej me dyer të hapura, pasi nuk kishte një kërkesë të mirëfilltë nga ana e dëshmitarit për tu zhvilluar me dyer të mbyllura, por kjo është kundërshtuar nga mazhoranca.

2 Korrik 2024, 15:37 Nga M.B
"Nuk është faji jonë që je analfabet", debate
Ervin Salianji

TIRANA- Ka vijuar mes debatesh seanca e dëshmisë së ish-drejtori të AMP-së, Ardi Veliu në Komisionin hetimorë të TIMS. Ky i fundit ka kërkuar të dëshmojë më dyer të mbyllura, pasi sipas tij ka të bëjë me të dhëna sekrete dhe sensitive.

Nga ana tjetër, kryetari i këtij Komisioni, Ervin Salianji u shpreh fillimisht se seanca duhet të zhvillohej me dyer të hapura, pasi nuk kishte një kërkesë të mirëfilltë nga ana e dëshmitarit për tu zhvilluar me dyer të mbyllura, por kjo është kundërshtuar nga mazhoranca.

Pjesë nga debati:

Ardi Veliu: Nuk kam ardhur të tallesh as ti, askush këtu.

Salianji: Nuk e keni fjalën ju. Kur ta keni fjalën. Atëherë do të flasësh. Kur ta mbarojnë këta pastaj. Zoti Qefalia do ta ketë ngaqë ka dyshim që dini të shkruani apo të lexoni, tek kjo e ka. Me këtë gjuhë fol ndonjë vend tjetër se këtu nuk e bën dot. Bëjeni diku tjetër ku jeni mësuar, kur e drejtoj unë komisionin nuk e bën dot këtë, nuk e guxon dot.

Ardi Veliu flet pa mikrofon

Salianji: Ti je lesh i tërë në këtë rast, ti je kokë e këmbë lesh. Nëse ti je analfabet nuk e kemi fajin ne. Përpara meje e përpara këtij komisioni rri me qetësi, drejtoju dhe përgjigju për shkeljet e ligjit. Drejtohu me etikë

komisioni per sistemin tims

Sondazh

Poll