Politike

GJKKO shtyn seancën për informacionin 2 mujor të çështjes së Berishës dhe Malltezit, avokati: Po kërkojnë të zvarrisin procesin

Burime bëjnë me dije se shkak i shtyrjes ishte mosmarrja e njoftimit për seancën nga Berisha dhe Malltezi. 

2 Korrik 2024, 11:02 Nga r.ll
GJKKO shtyn seancën për informacionin 2 mujor të

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 11 korrik, ora 10:00, seancën për informacion 2 mujor të kreut të PD, Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Avokati, Genc Gjokutaj tha pas daljes nga gjykata se po kërkohet të zvarritet procesi nga kryedemokratit. Burime bëjnë me dije se shkak i shtyrjes ishte mosmarrja e njoftimit për seancën nga Berisha dhe Malltezi. 

"Afatet ata i kanë 6 mujore dhe mund të marrin zgjatur. Në datën 11 korrik në orën 10:00 është caktuar seanca tjetër, ne ndërkohë do të marrim materialet e hetimeve 2 mujore se çfarë ata kanë hetuar dhe do të shikojmë dhe qëndrimin e tyre. Këta nuk vendosin në dijeni më papara, por veprojnë në mënyrë autonome ne ligjin dhe vendosin e komunikojnë kur të duan, sipas direktivës që ka ecur deri tani.

Absolutisht ne ndryshimin e masës e kemi permanentet me të gjitha objektet e mundshme. Kjo seancë është posaqërisht për masën, sepse raportimi dy muajsh bëhet në funksion të masës së sigurisë, dhe si rezultat i hetimeve bëhet një rezyme, nëse kjo masë duhet të vijojë apo të zëvendësohet me masë tjetër.

Në zëvendësimin e masës nuk e kërkojmë për arsye shëndetësore, apo shkaqe humane. Ne e kërkojmë sepse mungon çështja në thelb. Këta dhe ta zgjasin dhe mos e zgjasin afatin, një çështje që nuk ka çështje brenda, sigurisht që nuk mund të zgjatet, por të pushohen hetimet. Hetimet janë shtrirë në drejtim të tjera, në rrethana që nuk kanë lidhje me korrupsionin", tha avokati Genc Gjokutaj gjatë deklaratës për gazetarët.

Berisha akuzohet për korrupsion, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi të cilët i kanë kundërshtuar akuzat. Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në arrest shtëpie. Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore.

sali berisha jamarber malltezi genc gjokutaj gjkko

Sondazh

Poll