Politike

VIDEO/ Rama viziton familjet e prekura nga tërmeti në Krujë, e shoqëron Pacolli: Do ndërtoj një pallat brenda tre muajve

5 Dhjetor 2019, 18:31 Nga DOSJA
VIDEO/ Rama viziton familjet e prekura nga tërmeti në Krujë, e

KRUJË– Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Krujën dhe familjet e mbledhura në Thumanë, të cilat mbetën të pastreha pasi tërmeti u prishi shtëpitë.

I shoqëruar nga deputetja Eglantina Gjermeni dhe biznesmeni e zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli që u vetëofrua të dhuronte 1.5 milionë euro për të prekurit nga tërmeti, Rama ka vizituar familjet e strehuara provizorisht në ambjentet e shkollës “NR.4” në Krujë.

Kryeministri është ulur me gratë dhe ka nisur të diskutojë për dëmet e shkaktuara në banesa. Të pranishëm ishin edhe kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi dhe deputeti Rrahman Rraja.

Pacolli premtoi gjithashtu se brena tre muajve do të ndërtojë një pallat me 45 apartamente me nga 80 metra katrorë, përveç parave që ka premtuar. Fillimisht biznesmnei sugjeroi që të studiohet niveli sizmik dhe të ndiqen rregullat përkatëse.

Kruja është qytet turistik. Vendosim dhe një fond ne dhe bëjmë një operacion që të dalë edhe qyteti i fituar. Rregullon kualitetin e jetës, më mirë në rrafsh ku krijohet një infrastrukturë tjetër, që ka afër shkollën e kopshtin”, tha Pacolli. Nëse nuk ka pengesa në rastin më të mirë, një pallat, 45 banesa nga 80 metra katrorë, për 3 muaj duhet të kryhet”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama ra dakort me këtë gjë dhe sugjeroi që pallati do të jetë për familjet e mbetura të pastreha në Thumanë, pasi sipas tij edhe vetë familjarët nuk duan të kthehen më mes asaj tragjedie.

Kryeministri Edi Rama ditët e fundit ka vizituar shumë familje të prekur nga tërmeti. 51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike behgjet pacolli edi rama rama ne kruje tragjedia e 26 nentorit 2019 behgjet pacolli edi rama rama ne kruje tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll