Politike

VIDEO/ “Çohuni të ulen gratë!” Rama ngre në këmbë burrat e Krujës, nuk kursen Rrahman Rrajën: Lëviz, hajde…

5 Dhjetor 2019, 17:59 Nga DOSJA
VIDEO/ “Çohuni të ulen gratë!” Rama ngre në

KRUJË– Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Krujën dhe familjet e mbledhura në Thumanë, të cilat mbetën të pastreha pasi tërmeti u prishi shtëpitë.

I shoqëruar nga deputetja Eglantina Gjermeni dhe biznesmeni Behgjet Pacolli që u vetëofrua të dhuronte 1.5 milionë euro për të prekurit nga tërmeti, Rama ka vizituar familjet e strehuara provizorisht në ambjentet e shkollës “NR.4” në Krujë.

Sapo është futur në sallën e palestrës, kryeministri ka kërkuar që të gjithë burrat të qëndrojnë në këmbë dhe të ulen gratë.

Pjesë nga biseda

Rama: Të gjithë burrat në këmbë, do ulen gratë

Gjermeni: Po e bërë këtë në krujë, bravo të qoftë

Rama: Gratë punojnë

Gjermeni: Dakort, gratë punojnë (dhe ulet)

Rama: S’ka më, të gjithë burrat në kmëbë, gratë të ulen STOP!

Më pas i drejtohet deputetit Rrahman Rraja: Rrahman çohu Rrahman, hajdese do ulën gratë, jo burrat!

Rraja: Po, po u çova.

Kryeministri Edi Rama ditët e fundit ka vizituar shumë familje të prekur nga tërmeti. Sot ishte në Krujë dhe u diskutua për nisjen e proçesit të ndërtimit të shtëpive që u shembën në Thumanë.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike behgjet pacolli edi rama rama ne kruje rrahman rraja tragjedia e 26 nentorit 2019 behgjet pacolli edi rama rama ne kruje rrahman rraja tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 5 Dhjetor 2019, 10:03

DURRËS– Kruyeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar sot me Komisionerin e BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic. Të shoqëruar nga delegacio...