Politike

VIDEO/ “Mos ma drejto mua automatikun!”, Rama frikëson fëmijën në Krujë, e bën për të qarë dhe i kërkon falje, i v

5 Dhjetor 2019, 18:16 Nga DOSJA
VIDEO/ “Mos ma drejto mua automatikun!”, Rama frikëson

KRUJË– Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Krujën dhe familjet e mbledhura në Thumanë, të cilat mbetën të pastreha pasi tërmeti u prishi shtëpitë.

I shoqëruar nga deputetja Eglantina Gjermeni dhe biznesmeni Behgjet Pacolli që u vetëofrua të dhuronte 1.5 milionë euro për të prekurit nga tërmeti, Rama ka vizituar familjet e strehuara provizorisht në ambjentet e shkollës “NR.4” në Krujë.

Sapo është futur në sallën e palestrës, kryeministri është ulur me gratë dhe ka nisur të diskutojë për dëmet e shkaktuara në banesa. Të pranishëm ishin edhe kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi dhe deputeti Rrahman Rraja.

Por kryeministrit ia ka tërhequr vëmendjen një fëmijë që mbante në duar një automatik lodër. Rama i tërheq vëmendjen për lodrën, por djali i vogël largohet duke qarë.

Pjesë nga biseda

Rama: Mos ma drejto mua automatikun, ç’e ke atë automatic

Djali: Është lodër…

Rama: Ç’a lodre mer, si më drejton mua automatikun

Gratë: Është Bujari vogël ore, e ka lodër

Rama: Hajde këtu me mua hajde…!

Por djali i vogël ikën duke qarë pasi u tremb nga të bërtiturat e kryeministrit.

Rama: Hajde more këtu, hajde! Hajde te shoku jot…

Gratë: U prek, në nga Kruja jemi të ndjeshëm. U mërzit djali.

Rama: Hajde more këtu! Të mërzita? Më fal! Më fal pra tani…

Me kokën ulur djali rri në prehrin e kryeministrit dhe siç duket mërzia s’I ka kaluar akoma. Rama fillon të flaës sërish për dëmtimet e shtëpive.

Bujari i vogël vijon të jetë i mërzitur dhe largohet nga prehri i kryeministrit. Ai mbështetet në kraharorin e Gjermenit.

Rama: Çfarë qenka ky kështu? Qenka lule mos prek…

Kryeministri Edi Rama ditët e fundit ka vizituar shumë familje të prekur nga tërmeti. Sot ishte në Krujë dhe u diskutua për nisjen e proçesit të ndërtimit të shtëpive që u shembën në Thumanë.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artur bushi behgjet pacolli edi rama kruje rama tremb femijen ne kruje rrahman rraja artur bushi behgjet pacolli edi rama kruje rama tremb femijen ne kruje rrahman rraja

Sondazh

Poll