Politike

Protesta kundër Ramës në Fier/ Tensione pas fjalës së Luan Baçit, banorët përplasen me policinë

8 Mars 2019, 10:28 Nga DOSJA

FIER- Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Fierit.

Qytetarë të mbështetur nga PD dhe LSI u mblodhën në hyrje të qytetit ku pas fjalimit të kreut të PD-së në Fier, Luan Baçit banorët janë përplasur me policinë. 

Më pas janë shprehur se do të vijojnë protestën paqësore dhe do të shkojnë tek vendi ku Rama ka zhvilluar një takim me gratë e qytetit.

Protesta për Ramën ka pasur edhe në qytetin e Roskovecit, qytetarët i kanë bllokuar dhe kërkonin  largimin e tij nga qeveria. (Lexo këtu)

Opozita e bashkuar ka djegur mandatet e saj pasi kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Ish-deputetët dhe liderët e partive të tyre kanë paralajmëruar protesta ndaj çdo lëvizje të kabinetit qeverisës.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj kejdi mehmetaj luan baci protesta ne roskovec rama ne fier enkelejd alibeaj kejdi mehmetaj luan baci protesta ne roskovec rama ne fier

Sondazh

Poll

Politike 8 Mars 2019, 10:27

TIRANË- Deputeti i përjashtuar nga Partia Demokratike, Myslim Murrizi vazhdon akuzat në drejtim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një p...