Politike

8 Mars 2019, 10:27 Nga DOSJA

TIRANË- Deputeti i përjashtuar nga Partia Demokratike, Myslim Murrizi vazhdon akuzat në drejtim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, Murrizi ka komentuar deklaratën e kryetarit të PD, që tha se ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, ishin të gabuara.

Murrizi thotë se kjo është hera e parë që pas 6 vitesh që Basha drejton PD që pranon se sistemi zgjedhor duhet ndryshuar. Por, sipas tij, Basha nuk e ka seriozisht, dhe vijon duke i quajtur njerëzit përreth kryedemokratit “vemje” dhe ‘servila’.

Reagimi i plotë i Murrizit:
Kur degjova mbreme Bashen se kerkon ndryshimin e sistemit zgjedhor, dhe pranoj per here te pare si GABIM ndryshimet kushtetuese te prillit 2008, mu kujtua nje sekuence nga filmi
“ OPERACIONI I ZJARRIT”
PJETER! MEMECIT I ERDHI GOJA
Prej 6 vitesh ne krye te PD, kurre nuk ka “ guxuar” ta artikuloj nje here te vetme ndryshimin e SISTEMIT ZGJEDHOR BASTARD
Megjithese nuk e besoj se e ka SERIOZISHT, sepse vemjet, kerminjt, skuthet dhe servilet qe ka mbledhur rreth vetes, ose kane ngelur pa gjume mbreme, ose do ti bejne “ gjygjin” ne kryesi apo publikisht
Ndryshimi i sistemit eshte nyja gordiane qe eshte bere LAK ne fyt klases politike prej vitit 2009
Ndryshimi i sistemit i jep frymarrje DEMOKRACISE ne çdo force politike, e per rrjedhoje edhe qeverisjes
Ndryshimi i sistemit ju shpeton edhe JU kryetare te partive politike nga TUFA E QENEVE qe ju rrethon
Ju shpeton nga llumi dhe plehrat qe vegjetojne prane JUSH, si mizat ne M
Ju shpeton nga manikine qe ngrene doren per te shpallur “armiq” te partise sipas oreksit tuaj unanim
Ju shpeton dhe nga halli qe keni per te mbajtur rreth vetes funderrina qe ju shajne me liber shpie, dhe pastaj ju detyrojne ti beni mender antare kryesie
Shpeton militantet dhe votuesit e çdo partie, nga individe pa karakter, pa moral, pa asnje peshe reale eloktorale
Shpeton QYTETARET nga qenia si perfaqesues te TYRE, te individeve qe nuk perfaqesojne dot FAMILJEN E TYRE
Edhe per reformen teritoriale duhet patjeter ndryshim.
Qe bashkite te jene ne sherbim te QYTETAREVE e jo si vend strehimi per te punesuar militante ordinere
Per te gjithe ju “ gjinkalla” qe beni si radikal ne fb dhe kerkoni llogari qe pse nuk kam folur me pare, po ju them dy fjale
Prej 5 vitesh si kryetar i deges se PD Lushnje kam qene ndoshta i vetmi qe kam folur per ndryshimin e ketij sistemi zgjedhor ne forume dhe publikisht
Prej shtatorit 2017 kam qene i vetmi deputet ne grupin parlamentar qe kam nga PD te kerkoj ndryshimin e ketij sistemi zgjedhor qe rrit vemje politike
Por jo vetem qe rrinin sikur ishin bere “ SYNET” nga gjuha por nxiheshin si byth kusie e gati sa nuk i biente damllaja.
Pyetni ke te mundeni dhe le te dale nje ish deputet ta mohoj.

Vijon…

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites lulzim basha ndryshimet kushtetuese te 2008-es reforma zgjedhore shkarkimi i myslim murrizi djegia e mandateve te opozites lulzim basha ndryshimet kushtetuese te 2008-es reforma zgjedhore shkarkimi i myslim murrizi

Sondazh

Poll