Politike

15 milionë euro ndihma/ Basha falenderon KE: Mirënjohës për mbështetjen nga Ursula Von der Leyen

4 Dhjetor 2019, 16:59 Nga DOSJA
15 milionë euro ndihma/ Basha falenderon KE: Mirënjohës për

TIRANË- Kreu demokrat Lulzim Basha ka falenderuar Komisionin Europian dhe Presidenten Von der Leyen për ndihmën e dhënë Shqipërisë, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Përmes një postimi në Twitter, Basha shpreh mirënjohje dhe falenderime për KE-në dhe Ursula von der Leyen për mbështetjen e tyre ndaj Shqipërisë në këto dit të vështira që po kalon vendi ynë.

“Mirenjohës për mbështetjen humanitare nga Ursula von der Leyen dhe Komisioni Europian në këto kohë të vështira pas tërmetit të 26 Nëntorit i cili ka lënë me mijëra të pastrehë dhe në nevojë urgjente për strehim dhe shërbime”, shkruan Bashan ë Twitter.

Një javë më parë Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrues, ku vdiqën 51 persona dhe 913 të tjetër mbetën të plagosur. Toka vijon të dridhet, ndërsa viktimat u përcollën për në banesën e fundit. Mbi 400 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan që në orët e para të ngjarjes së 26 nëntorit, ku shpëtuan më shumë se 50 perona nën rrënoja. Tashmë ka nisur puna për identifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde. Shumë godina janë shpallur të pabanueshme dhe ka nisur shembja e tyre.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha ndihma e ke tragjedia e 26 nentorit 2019 lulzim basha ndihma e ke tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 4 Dhjetor 2019, 16:04

LEZHË– Pasi u përplas dje me shefin e Urbanistikës në Lezhë për gjendjen e një pallati 12katësh në këtë qytet, sot ministri iBrendshëm Sandër Lleshaj është...