Aktualitet

FOTO/ Ranë pre e atentatit në Tepelenë, këta janë dy vëllezërit Bresha që s’u shpëtuan plumbave, njëri u rrëmbye dh

4 Dhjetor 2019, 20:19 Nga DOSJA
FOTO/ Ranë pre e atentatit në Tepelenë, këta janë dy

TEPELENËDosja.al ka siguruar fotot e dy vëllezërve Bresha, të cilët mbrëmjen e sotme kanë rënë pre e një atetati nga persona ende të paidentifikuar. Personi që shikoni në foto është viktima Artur Bresha 47-vjeç, i cili u rrëmbye nga atentatorët, u vra dhe më pas u gjet i pajetë në vendin ku punonte si roje, në ByPass-in në Tepelenë.

 

Ndërsa personi tjetër është Artan Bresha, 43-vjeç, që fatmirësisht ka shpëtuar me një plumb në këmbë nga ky atentat, dhe është dërguar për në spitalin “Omer Nishani”, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme dhe ka tronditur të gjithë qytetin e Tepelenës. Burime për Dosja.al bënë me dije se atentatorët fillimisht kanë qëlluar me armë zjarri Artan Breshën dhe më pas kanë rrëmbyer viktiminën Artur Bresha, duke e futur brenda një makine.

 

 

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së ndodhur apo detaje në lidhje me atentatorët.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan bresha artur bresha atentat dy vellezerve ne tepelene artan bresha artur bresha atentat dy vellezerve ne tepelene

Sondazh

Poll