Aktualitet

FOTO/ Kulla në Kalanë e Krujës rrezikon shembjen, peripecitë që ka kaluar ky momument që prej ndërtimit, tërmeti i vitit

4 Dhjetor 2019, 16:25 Nga DOSJA
FOTO/ Kulla në Kalanë e Krujës rrezikon shembjen, peripecitë

KRUJË– Kulla e Kalasë së Krujës rrezikon të shembet dhe i është vënë shiriti. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kjo kullë prej kohësh është konstatuar se ka dëme serioze dhe ishte planifikuar që t’i nënshtrohej një rikonstruktimi me anë të një donacioni nga ambasada amerikane.

Por tërmeti i datës 26 ka nxjerrë në pah dëmtimet serioze që ka pjesa e sipërme e kullës së kësaj kalaje duke u kthyer në një rrezik për familjarët dhe bizneset që ndodhen rreth saj.

Vetëm një ditë më parë në rrugën që të çon për në Kala është hedhur një kamion me inerte në mënyrë që të bllokohet rruga dhe që të mos kalojnë këmbësorët. Muzetë janë mbyllur dhe me fillimin e shirave dhe të dëborës, Kulla rezikon seriozisht shembjen.

Ndërsa Ministria e Kulturës thekson se hyrja në kalanë e Krujës dhe atë të Prezës është rreptësisht e ndaluar për shkak të rrezikut që mund të kanoset.

Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë lajmëron se tërmeti i 26 Nëntorit ka shkaktuar dëme të rënda  në monumentet e kulturës së zonës, sidomos në Kalanë e Prezës dhe  të Krujës. Hyrja në këto Kala është rreptësisht e ndaluar në rradhë të parë për të garantuar jetën tuaj dhe për të mos dëmtuar më shumë monumentet. Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë, nuk janë përgjegjëse për çdo pasojë nga thyerja e këtij udhëzimi. Ruajeni jetën tuaj. Ju falenderojmë për mirëkuptimin,”– thuhet në reagim.

Kulla e Kalasë së Krujës është dëmtuar disa herë ndër shekuj, teksa daton e ndërtuar nqë në shekullin e XII. Kjo kullë i është nënshtruar një rikontruksioni në shëkullin e XVII pasi tëmreti i vitit 1632 zhduku po thuajse treccerekun e Kalasë dhe shkatërroi krejtësisht Kullën.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kalaja e krujes kulla e kalase se krujes tragjedia e 26 nentorit 2019 kalaja e krujes kulla e kalase se krujes tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Dhjetor 2019, 15:37

Skandalin e mbyll Shqipëria po e hap Greqia

GREQI– Prokuroria e Përgjithshme në Greqi po heton skandalin që mbylli prokuroria e Tiranës.Se shpejti do te kete nje reportazh se si kompania shqiptare e...