Aktualitet

FOTO/ Dako futet mes rrënojave të mbetura në Durrës, i vëzhgon nga bisha luksoze me shofer personal

4 Dhjetor 2019, 16:52 Nga DOSJA
FOTO/ Dako futet mes rrënojave të mbetura në Durrës, i

DURRËS– Vangjush Dako, njeriu që drejtoi për 12 vite Bashkinë e Durrësit, kohë në të cilën u ndërtuan edhe dhjetëra hotelet që u shembën gjatë tërmetit të 26 nëntorit ka shkuar sot pranë gërmadhave.

Në foton e publikuar nga Gazeta Dita, e kapur nga kamera e “AbcNews”, Dako shihet brenda një makine luksoze, teksa vëzhgon rrënojat e mbetura nga hotelet që u morën jetën dhjetëra personave pas tragjedisë. I shoqëruar nga shoferi i tij personal dhe nga një tjetër person që shihet i ulur në sediljen e pasme të makinës, ish-kryebashkiaku ka parë nga afër zonën e shkretuar pas tërmetit.

Fotoja e Dakos është publikuar edhe nga Elona Anastasi në rrjetet sociale, e cila shkruan se ekspertët e vërtetë dhe sizmologët kanë dalë në terren pa makina, ndryshe siç ka zgjedhur ish-kryebashkiaku.

Ne 1979 Instituti i Sizmologjise, me stafin dhe aparaturat , cilesuar me i miri ne Ballkan. Studimet kerkimore shkencore, shkolle edhe per koleget ne Europe.  Ne 2019 ato pak eksperte te vertete sizmolog, nuk paskan makine te dalin ne terren. I kam derguar leter Kryeministrit me gjithe shqetesimet tona, por asnje pergjigje.  Teksa degjoj nje nga mendjet e mencura te ketij vendi,iish drejtori i Sizmiologjise shqiptare Prof.Dr. Shyqyri Aliaj. E teksa po perthithja cdo fjale te mencur  te tij, artikulim  perfekt i dijeve, ne FB me del nje foto e Gjush Dakos, i cili viziton rrenojat ne Durres me makine luksoze e shofer personal,”– shkruan Anastasi në Facebook.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

Jashtë kamerave, inspektorët kanë treguar se shumë prej objekteve të vendosura në bregdet nuk kanë respektuar lejet e ndërtimit duke shtuar kate pas çdo sezoni turistik, ndërkohë që nga ana tjetër, ka pasur edhe denoncime për ndërhyrje. Në pallatin gjashtë katësh që u shemb në Durrës, inspektimet dolën në përfundimin se kolonat e njërës anë të pallatit ishin hequr.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e 26 nentorit 2019 vangjush dako tragjedia e 26 nentorit 2019 vangjush dako

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Dhjetor 2019, 15:37

Skandalin e mbyll Shqipëria po e hap Greqia

GREQI– Prokuroria e Përgjithshme në Greqi po heton skandalin që mbylli prokuroria e Tiranës.Se shpejti do te kete nje reportazh se si kompania shqiptare e...