Sport

“Euro 2024”/ Asnjë e re nga ‘fronti’ i Leipzigut, Holanda e Franca ndajnë pikët…

Holanda dhe Franca nënshkruajnë një barazim pa gola, duke u ngjitur në kuotën e 4 pikëve, çka e bën thuajse të sigurtë kalimin për në turin tjetër…

21 Qershor 2024, 23:08 Nga DOSJA
“Euro 2024”/ Asnjë e re nga ‘fronti’ i Leipzigut,

GJERMANI - Në barazim pa gola është mbyllur ndeshja Holandë - Francë, e vlefshme për grupin D. ‘Portokallinjtë’, por edhe ‘Blutë’ nuk kanë mundur t’i gëzohen golit, edhe pse loja ka qenë me ritëm.

Kujdesi për të mos rrezikuar ka bërë që rastet për të shënuar në të dy portat respektive të ishin të pakta dhe portierët Verbruggen dhe Maignan të mos kërcëhoheshin seriozisht.

Pas pushimit, ‘blutë’ e Deschamp e rritën ritmin, ishin më kërkues, por në rastet e krijuara, veçanërisht Griezmann, nuk arriti të koordinohet për të goditur dhe kërcënuar portën holandeze.

Ndërkohë, në minutën e 72-të Xavi Simons shënoi për Holandën, por gjyqtari britanik Taylor, me ndihmën e VAR e anuloi golin për një pozicion të parregullt të një lojtari ‘portokalli’.

Ky ishte edhe episodi më i interesant i kësaj pjese loje, ku minutat e fundit kishte shumë kujdes dhe frikë për të mos gabuar. Të dy skuadrat duket se u ndanë të kënaqura me barazimin...

Vlen të theksohet mungesa e madhe e francezëve e kapitenit dhe sulmuesit të tyre Kylian Mbappe, i cili ka thyer hundën në ndeshjen ndaj austriakëve, por që sot është i gatshëm më pankinë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll