Sport

“Euro 2024”/ Ja se si të zbresi sonte në fushë Holanda kundër Francës…

Francezët kanë fituar shtatë nga tetë herët e fundit që janë përballur me ‘Portokallinjtë’

21 Qershor 2024, 20:20 Nga DOSJA
“Euro 2024”/ Ja se si të zbresi sonte në fushë

GJERMANI - Holanda do të përballet sot, të premte në stadiumin e Leipzig në orën 21:00 me Francën, e cila do të jetë ndeshja yje e grupit D, ku do të vendoset se cila skuadër do të zërë vendin e parë në fazën e grupeve. Natyrisht, ndeshja shënohet nga vendimi i Deschamps për Mbappe, i cili i theu hundën në ndeshjen kundër Austrisë. Sulmuesi do të jetë një zëvendësues.

Francezët kanë fituar shtatë nga tetë herët e fundit që janë përballur me ‘Portokallinjtë’, duke përfshirë të dyja ndeshjet në fazën kualifikuese për këtë Eurokupë. Fitorja e fundit e Holandës ishte në nëntor 2018 në Ligën e Kombeve.

Ja dhe formacionet e Francës dhe të Holandës

Formacioni i Holandës: Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Aké, Frimpong; Reijnders, Schouten; Xavi Simons, Memphis dhe Gakpo.

Formacioni i Francës: Maignan; Koundé, Upamecano, Saliba, Theo; Tchouaméni, Kanté, Rabiot; Marcus Thuram, Dembele dhe Griezmann

Kush është arbitri i Holandës – Francës?

Arbitër do të jetë Anthony Taylor, britaniku është vendosur si një nga arbitrat më të respektuar në futbollin anglez. Karriera e tij përfshin arbitrimin e ndeshjeve të mëdha, të tilla si finalja e Kupës FA në 2017 dhe Superkupa e UEFA-s në 2020. Ai gjithashtu ka arbitruar në kompeticionet evropiane të profilit të lartë, duke përfshirë UEFA Champions League dhe UEFA Europa League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll