Sport

“Euro 2024”/ Holandë - Francë, një sfidë me ritëm, por e kujdesshme dhe pa gola...

Vlen të theksohet mungesa e madhe e francezëve e kapitenit dhe sulmuesit të tyre Kylian Mbappe, i cili ka thyer hundën në ndeshjen ndaj austriakëve, por që sot është i gatshëm më pankinë.

21 Qershor 2024, 22:01 Nga DOSJA
“Euro 2024”/ Holandë - Francë, një sfidë me

GJERMANI - Në barazim pa gola janë mbyllur 45 minutat e para të ndeshjes Holandë - Francë, e vlefshme për grupin D.

‘Portokallinjtë’, por edhe ‘Blutë’ nuk kanë mundur t’i gëzohen golit, edhe pse loja ka qenë me ritëm. Kujdesi për të mos rrezikuar ka bërë që rastet për të shënuar në të dy portat respektive të ishin të pakta dhe portierët Verbruggen dhe Maignan të mos kërcëhoheshin seriozisht.

Vlen të theksohet mungesa e madhe e francezëve e kapitenit dhe sulmuesit të tyre Kylian Mbappe, i cili ka thyer hundën në ndeshjen ndaj austriakëve, por që sot është i gatshëm më pankinë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll