Sport

VIDEO/ Në Berlin gëzojnë me radhë, fillimisht Austria… i përgjigjet Polonia

Pjesa e parë mbyllet në paqe, me rezultatin e barabartë, ku të dyja skuadra shënuan nga një here.

21 Qershor 2024, 18:55 Nga DOSJA
VIDEO/ Në Berlin gëzojnë me radhë, fillimisht

GJERMANI - Mbyllen në barazim 45 minutat e para të Poloni-Austri, sfidë e vlefshme për grupin D në “Euro 2024”.

Kombëtarja e drejtuar nga Ralf Rangnick kaloi në avantazh në minutën e 9-të. Mbrojtësi Gernot Trauner realizoi një gol të bukur me kokë, duke i dhuruar epërsinë 1-0 Austrisë. Ndizet festën e tifozëve austriakë në shkallët e stadiumit “Olympiastadion” të Berlinit.


Në vijim, në minutën e 30-të, Piantek zgjidh një lëmsh në zonën austriake dhe topi i goditur prej tij përfundon në rrjetë dhe 1-1 dhe është radha e polakëve për të gëzuar.

Pjesa e parë mbyllet në paqe, me rezultatin e barabartë, ku të dyja skuadra shënuan nga një here.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll