Sport

VIDEO/ Pjesa e dytë një “show”, Ukraina gjen forca dhe përmbys Sllovakinë…

Pas një pjese të parë 1-0 për Sllovakinë, në të dytën ukrainasit shpërthejnë dhe shënojnë dy here, duke fituar 2-1. Rumania, Sllovakia dhe Ukraina tani me nga 3 pikë, Balgjika zero

21 Qershor 2024, 16:54 Nga DOSJA
VIDEO/ Pjesa e dytë një “show”, Ukraina gjen forca dhe

GJERMANI - Sllovakia ishte një ndër surprizat e bukur të dueleve të para në grup në “Euro 2024”. Skuadra e Francesco Calzonas mposhti Belgjikën, ndërkohë që sot po përballet me Ukrainën, në duelin e dytë të grupit E.

Sfida u zhbllokua në minutën e 17-të, me Ivan Schranz që kaloi sllovakët në avantazh. 30-vjeçari i Slavia Prague në Çeki, realizoi me kokë pas krosimit të Lukas Haraslin, duke dërguar tifozët sllovakë në ekstazë.


Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Sllovakisë, ndërkohë që e dyta nisi me barazimin e ukrainasve. Minuta e 54-të, asist i Oleksandr Zinchenkos dhe finalizim i bukur nga Mykola Shaparenko, mesfushori i Dinamos së Kievit, barazohet rezultati 1-1. Shpërthen Merkur Spiel Arena i Dysendorfit.


Skuadra e Sergiy Rebrov mori zemër dhe përmbysi gjithçka, 10 minuta përpara fundit me anë të Roman Yaremchuk. 28-vjeçari i Valencias erdhi nga stoli dhe realizoi një gol të bukur dhe me shumë vlera, duke kaluar Ukrainën në avantazh 2-1.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll