Sport

E FUNDIT... Man.United e ka seriozisht për Zirkzee: gati të paguajë klauzolën e lirimit...

“Djajtë e Kuq” po përpiqen të kalojnë Milanin dhe Juventusin. Tani topi i kalon agjentëve të futbollistit holandez

21 Qershor 2024, 17:50 Nga DOSJA
E FUNDIT... Man.United e ka seriozisht për Zirkzee: gati të

ANGLI - E ardhmja e Joshua Zirkzee mund të jetë në Premier League. Operacioni me Milanin është pezulluar për shkak të komisionit të lartë të kërkuar nga agjenti i lojtarit (15 milionë euro), shumë që kuqezinjtë absolutisht nuk duan ta paguajnë.

Edhe trajneri i ri i Juventusit, Thiago Motta, e pëlqen shumë holandezin, por te Juventus nuk kanë bërë ende një përparim, sepse tani për tani prioritetet janë të tjera (shih Douglas Luiz).

Kështu, mes dy palëve ndërgjyqëse, në fund mund të fitojë i treti, Manchester United. Sipas Sky Sports UK, “Djajtë e Kuq” janë gati t'i paguajnë Bolognës klauzolën e tij të lirimit prej 40 milionë euro.

Bisedimet mes dy klubeve janë në zhvillim e sipër. Pasi Bologna të japë “Ok”, atëherë do të jetë në dorën e Zirkzee dhe përfaqësuesve të tij të vendosin nëse duan të thellojnë diskutimin me United, i cili nuk do ta kishte problem të përputhet me ofertën e Milanit (kontratë 5-vjeçare me 4.5 milionë euro në vit) dhe madje as t’i paguajnë Kia Joorabchian (mollën e sherrit me “Djallin”) komisionin e shumëdëshiruar prej 15 milionësh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll