Sport

VIDEO/ Shpërthen stadiumi i Dusseldorfit, Shaparenko barazon për Ukrainën...

Barazohet rezultati në 1-1

21 Qershor 2024, 16:28 Nga DOSJA
VIDEO/ Shpërthen stadiumi i Dusseldorfit, Shaparenko barazon për

GJERMANI - Sllovakia ishte një ndër surprizat e bukur të dueleve të para në grup në “Euro 2024”. Skuadra e Francesco Calzonas mposhti Belgjikën, ndërkohë që sot po përballet me Ukrainën, në duelin e dytë të grupit E.

Sfida u zhbllokua në minutën e 17-të, me Ivan Schranz që kaloi sllovakët në avantazh. 30-vjeçari i Slavia Prague në Çeki, realizoi me kokë pas krosimit të Lukas Haraslin, duke dërguar tifozët sllovakë në ekstazë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Sllovakisë, ndërkohë që e dyta nisi me barazimin e ukrainasve.

Minuta e 54-të, asist i Oleksandr Zinchenkos dhe finalizim i bukur nga Mykola Shaparenko, mesfushori i Dinamos së Kievit, barazohet rezultati 1-1. Shpërthen Merkur Spiel Arena i Dusseldorfit.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll