Aktualitet

Vdekja e kryekomisarit Hajdarmataj, drejtoresha e Open Data: Kavalishenca u shpall e pabanueshme pas 21 shtatorit, kush e mban p

4 Dhjetor 2019, 15:55 Nga DOSJA
Vdekja e kryekomisarit Hajdarmataj, drejtoresha e Open Data: Kavalishenca u

TIRANË– Drejtoresha e Open Data, Aranita Brahaj hedh përgjegjësinë mbi Ministrinë e Brendshme në lidhje me vdekjen e oficerit Bajram Hajdarmataj që ndërroi jetë pas tërmetit të 26 nëntorit pasi ndodhej brenda në godinën e Kavalishencës për një kurs trajnimi, por që nuk mundi të dalë gjallë nga rrënojat.

Në një status në rrjetet sociale, Brahaj shkruan se ambientet e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme Durrës, e njohur si kavalishenca u klasifikua e dëmtuar, jo funksionale me muratura të dëmtuara të rrezikshmërisë së lartë, pas tërmetit të 21 shtatorit, bazuar në dokumentet zyrtare.

Por pavarësisht kësaj, mbrëmjen e 26 nëntorit Hajdarmataj ndodhej brenda kësaj godine bashkë me të tjerë student të akademisë së policisë dhe trajnerë.

Brahaj shtron disa pyetje për ministrin Sandër Lleshaj, teksa e pyet nëse ka në tavolinë një relacion për dëmet dhe statusin e rrezikshmërisë së godinave të Kavalishencës pas tërmetit të datës 21 Shtator.

“A duhet të ishte Oficeri Hajdarmata datën 26 Nëntor rezident në shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme. A ka fajtor për papërgjegjshmëri në vlerësimin e riskut në godina të Ministrisë?
Po prokruoria a po heton per fatkeqesine ne Shtepine e Pushimit?”– shkruan ajo ndër të tjera në status.

Statusi i drejtoreshës së Open Data

Tragjedia në ambientet e Kavalishencës! Pyetje për Ministrinë e Brendshme
Pas tërmetit të datës 21 shtator godina nr 4 e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme Durrës, e njohur si kavalishenca u klasifikua e dëmtuar, jo funksionale me muratura të dëmtuara të rrezikshmërisë së lartë. (dokument zyrtar i mare në faqen e APP Ref-42518-11-06-2019, Terma reference).

Për këtë godinë Autoriteti ka shpallur në datën 7 nëntor 2011 një Tender për Shërbim Projektimi për Hotelin nr 4, në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme, Durrës. Tenderi ka Ref-42518-11-06-2019. Fondi limit për shërbim projektimi është 5 888 388 Lekë. Projektimi do të bazohej në nevojën për konstruksion të plotë të godinës.
Në datën 2 Dhjetor 2018, APPP në Buletinin Periodik shpalli anullim të tenderit pasi Objekti (Material) i Shërbimit të kërkuar „është shkatërruar plotësisht struktura mbajtëse beton arme“. Të gjitha këto dokumenta të cituara më lart janë në sistemin dhe buletinin e Axhensisë së Prokurimit Publik.

Në datën 26 nëntor Në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme mbeti pa jetë një funksionar i Policisë së Shtetit. Sipas burimeve rezident në atë Shtëpi Pushimi kanë qenë atë natë edhe të tjerë student të akademisë së policisë dhe trajnerë.

Pyetje për Gjeneralin e Dorëhequr që sot bën Ministrin e Brendshëm, a ka në tavolinë një relacion për dëmet dhe statusin e rrezikshmërisë së godinave të Kavalishencës pas tërmetit të datës 21 Shtator. A ka patur ndonjë plan për evakuim të personelit dhe rezidentëve në Godinat e Institucionit. A duhet të ishte Oficeri Hajdarmata datën 26 Nëntor rezident në shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme. A ka fajtor për papërgjegjshmëri në vlerësimin e riskut në godina të Ministrisë?
Po prokruoria a po heton per fatkeqesine ne Shtepine e Pushimit?
Foto që po ilustrohet ky status janë marrë nga terma reference të tenderit.

Hajdarmataj ndodhej në Kavalishencën e Durrësit për një kurs trajnimi, por që nuk mundi të dalë gjallë nga rrënoja. Për nder të kryekomisarit është zhvilluar ceremonia e homazheve, ndërkohë që familja e tij ka vendosur që t’a varrosë në Tropojë, vendin e origjinës.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aranita brahaj bajram hajdarmataj ministri i brendshëm sandër lleshaj tragjedia e 26 nëntorit aranita brahaj bajram hajdarmataj ministri i brendshëm sandër lleshaj tragjedia e 26 nëntorit

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Dhjetor 2019, 15:37

Skandalin e mbyll Shqipëria po e hap Greqia

GREQI– Prokuroria e Përgjithshme në Greqi po heton skandalin që mbylli prokuroria e Tiranës.Se shpejti do te kete nje reportazh se si kompania shqiptare e...