Sport

VD/ Sllovakia surprizon edhe ndaj Ukrainës, pjesa e parë flet për epërsinë e saj…

Sllovakia ishte një ndër surprizat e bukur të dueleve të para në grup në Euro 2024.

21 Qershor 2024, 16:08 Nga DOSJA
VD/ Sllovakia surprizon edhe ndaj Ukrainës, pjesa e parë flet për

GJERMANI - Sllovakia e Francesco Calzonas mposhti Belgjikën, ndërkohë që sot po përballet me Ukrainën, në duelin e dytë të grupit E, të cilën e ka mundur 1-0 në pjesën e pare.

Sfida u zhbllokua në minutën e 17-të, me Ivan Schranz që kaloi sllovakët në avantazh. 30-vjeçari i Slavia Prague në Çeki, realizoi me kokë pas krosimit të Lukas Haraslin, duke dërguar tifozët sllovakë në ekstazë.

Avantazh tepër i rëndësishëm për kombëtaren e Sllovakisë, që ka hedhur një hap drejt fitores së dytë dhe sigurimit të një bilete në 16 ekipet më të mira në Gjermania 2024. Gjithsesi, pritet një 45 minutësh i dytë i zjarrtë, ku ukrainasit do të jenë ata që do të kërkojnë më tepër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll