Sport

Deschamps konfirmon se Mbappé do t'i duhet të bëjë një operacion, por "jo menjëherë"

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, trajneri i skuadrës franceze ka dhënë lajmin e Kylian Mbappe dhe ka konfirmuar se do t'i duhet të operohet në hundë. Megjithatë, ai ka sqaruar se operacioni nuk do të zhvillohet menjëherë.

19 Qershor 2024, 10:00 Nga DOSJA
Deschamps konfirmon se Mbappé do t'i duhet të bëjë

GJERMANI - Kylian Mbappé tashmë është jashtë ndeshjes kundër Holandës, por për pjesën e mbetur të “Euro 2024”, sulmuesi 25-vjeçar do të shihet me maskë.

Trajneri i bluve, Didier Deschamps, megjithatë në një video në rrjetet sociale ka konfirmuar, se Mbappé do t'i duhet të operohet në hundë. “Edhe nëse nuk do të jetë menjëherë, ai do t'i nënshtrohet një operacioni”,- deklaroi trajneri i Bluve, ndërsa siguroi se gjendja e lojtarit të tij ishte “pak më mirë” mëngjesin e kësaj të marte.

Kapiteni i Bluve pësoi një thyerje hunde në ndeshjen ndaj Austrisë (1-0) mbrëmjen e së hënës. “Stafi mjekësor bëri atë që ishte e nevojshme për ta reduktuar atë sa më shumë që të ishte e mundur,”- tha Deschamps, duke treguar se Mbappe e kishte drejtuar hundën në dhomën e zhveshjes në fund të ndeshjes. Sulmuesi francez do të ketë sërish kontroll mjekësor të mërkurën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll