Sport

Presidenti i Al Ittihad zbulon: Ne i ofruam 1.4 miliardë Messit, por ai preferoi familjen

Lionel Messi në verën e vitit 2023 preferoi Inter Miami para Al Ittihad - Sauditët i dhanë atij 700 milionë euro në vit

19 Qershor 2024, 00:29 Nga DOSJA
Presidenti i Al Ittihad zbulon: Ne i ofruam 1.4 miliardë Messit, por ai

ARABI SAUDITE - Para se Lionel Messi t'i bashkohej Inter Miami në verën e vitit 2023, ai kishte një ofertë të madhe nga Arabia Saudite.

Interesin që lojtari e kishin konfirmuar drejtuesit e klubeve arabe pa hyrë kurrë në detaje. Presidenti i Al Ittihad, Anmar Al-Haili, ishte ai që zbuloi ofertën e klubit të tij për tetë herë fituesin e Topit të Artë: “Ne i bëmë atij një ofertë prej 1.4 miliardë euro.

Por ai refuzoi sepse familja e tij donte që ai të largohej për në Shtetet e Bashkuara. U habita sepse nuk mendoja se një lojtar mund të refuzonte një ofertë kaq të madhe për hir të familjes së tij. Ne e respektojmë këtë, sepse familja është më e rëndësishme se paratë”, tha ai.

Dhjetorin e kaluar, vetë Messi foli për mundësinë e transferimit në Arabi, në Pro League: “Kisha shumë opsione në tavolinë. Më duhej t'i analizoja dhe t'i mendoja mirë me familjen time përpara se të merrja vendimin për të ardhur në Miami,” – deklaroi Messi

Zgjedhja ime e parë ishte të kthehesha në Barcelonë, por nuk ishte e mundur të kthehesha dhe është e vërtetë që pas kësaj kam menduar shumë për të shkuar në ligën e Arabisë Saudite, e cila mund të bëhet një ligë e rëndësishme në të ardhmen e afërt.

Si ambasador i turizmit për Arabinë Saudite, ishte një destinacion që më tërhoqi, sepse është një vend që kam vizituar dhe më pëlqen, edhe për se shkak të zhvillimit të ligës dhe përpjekjeve që po bëhen për të krijuar një nivel të lartë konkurrence”. Lionel Messi do të merrte 700 milionë euro në vit në Arabinë Saudite. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll