Sport

Petralito në selinë e Interit, por jo për Dybala: "Të presim fundin e Europianit..."

Një “vizitë mirësjelljeje”, e cila megjithatë mund të fshehë objektiva të rinj transferimi për zikaltrit

19 Qershor 2024, 09:00 Nga DOSJA
Petralito në selinë e Interit, por jo për Dybala: "Të

ITALI - Një vizitë e papritur, të paktën për gazetarët e pranishëm. Në pasditen e hershme të së martës së 18 qershorit, dy vjet pas asaj vizite, në të cilën ishte ndërmjetës për aferën Dybala, një marrëveshje, e cila nuk u realizua kurrë, Giacomo Petralito u shfaq përsëri në selinë e Interit, në Viale della Liberazione.

Një vizitë kortezie, e përkufizoi ndërmjetësi i njohur i tregut. Asgjë më shumë, pavarësisht gishtit lart, me të cilin ai iu përgjigj pyetjes së pashmangshme për Dybalan. 

Por argjentinasi nuk ka asnjë lidhje me këtë, ai nuk është në planet e Interit. Të paktën jo më. Ndoshta është për vetë Petralito, nuk ka të keqe të provosh, por drejtuesit zikaltër kanë objektiva të tjera.

Përkundrazi, duke ditur lidhjet e tij me Bundesligën, është e mundur që disa lojtarë që luajnë në Bundesligë të jenë diskutuar me Petraliton. Përgjigja e tij për një pyetje specifike është e fshehtë: “Të shohim... Të presim fundin e Kampionatit Europian”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll