Sport

Italia ndaj Spanjës nuk ndryshon: Spalletti po me atë skuadër si ndaj Shqipërisë…

Sot Azzurri do të kryejë stërvitjen përfundimtare, me konferencën për shtyp të trajnerit në orën 14:30

19 Qershor 2024, 07:30 Nga DOSJA
Italia ndaj Spanjës nuk ndryshon: Spalletti po me atë skuadër si

GJERNANI - Pas fitores debutuese ndaj Shqipërisë, ndeshja ndaj Spanjës të enjten tashmë mund të jetë vendimtare për Italinë, për të siguruar një kalim për në 1/16 e “Euro 2024”. Dhe përballë “La Roja”, Spalletti nuk ka ndryshuar.

Në seancën e sotme stërvitore me dyer të mbyllura, trajneri italian provoi të njëjtin njëmbëdhjetësh që mundi kombëtaren e Sylvinhos në ditën e parë, duke konfirmuar kështu mbrojtjen me katër lojtarë.

Nga testet e bëra sot, megjithatë, nuk mund të përjashtohet, që 4-3-2-1 e ndeshjes ndaj shqiptarëve të bëhet 4-3-3 me Frattesi, Jorginho dhe Barella në mesfushë, Chiesa në të djathtë dhe Pellegrini në të majtë pas Scamacca. 

Duke pasur parasysh edhe cilësitë e driblimit të kundërshtarëve, opsioni për të parë Cristanten në fushë që në minutën e parë mbetet i gjallë, por në stërvitjen e sotme (dhe po ashtu edhe atë të djeshme), Spalletti nuk ndryshoi asgjë te skuadra që pjesa luajti një garë të shkëlqyer në debutimin e saj. Ndaj po shkojmë drejt konfirmimit të plotë të formacionit që përmbysi Shqipërinë, gjë që ndoshta do të konfirmohet edhe në seancën finale të planifikuar për në orën 17:00.

Vetë Spalletti mund të largojë të gjitha dyshimet, pasi do të flasë në një konferencë për shtyp në orën 14:30 për të prezantuar ndeshjen ndaj ekipit të De La Fuente, që kryeson grupin së bashku me Italinë me 3 pikë, pas suksesit 3-0 ndaj Kroacisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll