Sport

Morata sfidon Italinë: "Mezi po e pres… Kritika po, por jo urrejtje dhe zemërim"

Sulmuesi spanjoll foli edhe për të ardhmen e tij: “Dua të fitoj një titull me Atletico Madridin”

19 Qershor 2024, 08:00 Nga DOSJA
Morata sfidon Italinë: "Mezi po e pres… Kritika po, por jo

GJERMANI - Alvaro Morata, gruaja italiane dhe dy eksperienca në Serie A me fanelën e Juventusit,  mezi pret të dalë në fushë kundër Italisë, që për atë është një lloj derbi. "Ndihem gati, po stërvitemi mirë dhe me një dëshirë të madhe që kjo ndeshje të vijë”, - shpjegoi ai për La 1 dy ditë para ndeshjes së dytë në Euro 2024. “Mezi e pres”.

Megjithatë, edhe pse shënoi në ndeshjen hapëse kundër Kroacisë, sulmuesi spanjol është gjithmonë në qendër të kritikave: “Nuk janë kritika, por shprehje urrejtjeje dhe zemërimi. Unë i pranoj kritikat, ato serioze, sepse jam profesionist dhe kjo është pjesë e lojës. Jo përherë ato janë të drejta, ndonjëherë i ndaj, herë të tjera jo, por kam nevojë që ato të përmirësohen."

Morata foli edhe për të ardhmen e tij, duke ulur ndjeshëm tonin e tij në krahasim me intervistën e dhënë për ‘Marca’-n pak ditë më parë, në të cilën ai i frikësohej një lamtumire të Atletico Madridi: "Ka shumë gjëra që kanë peshën e tyre dhe që janë të rëndësishme. Dhe pastaj unë dua të fitoj një titull me Atletico Madridin”.

Kundër Kroacisë, sulmuesi iberik hapi rezultatin, por më pas u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 67-të, si masë paraprake pas një goditjeje në gjurin e majtë. Ndaj Italisë prania e tij nuk vihet në dyshim dhe do të drejtojë sulmin e “La Roja”, me të rinjtë Yamal dhe Nico Williams në krah.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll