Sport

Mbyllet raundi i ndeshjeve të para në grupet e Europianit! (RENDITJA E GRUPEVE)

Përsa i përket raundit të dytë, nesër do startojnë tre ndeshjet e para, mes tyre dhe kuqezinjtë që do përballen me Kroacinë.

19 Qershor 2024, 00:07 Nga DOSJA
Mbyllet raundi i ndeshjeve të para në grupet e Europianit! (RENDITJA E

GJERMANI - Mbrëmjen e sotme është mbyllur dhe raundi i parë i ndeshjeve në Euro 2024.
Në orën 18:00 Turqia u përball me Gjeorgjinë, ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 3-1 dhe në orën 21:00 u luajt dhe ndeshja e fundit e mbrëmjes, Portugali-Çeki, që u mbyll me rezultatin 2-1.

Turqia ka marrë një fitore të madhe, pasditen e kësaj të marte, ku në “Signal Iduna Park” mposhti me rezultatin 3-1 Gjeorgjinë, në sfidën e tyre hapëse të Kampionatit Evropian të futbollit, Gjermani 2024, aty ku janë shortuar në Grupin F, së bashku me Portugalinë dhe Republikën Çeke. Ndërkohë, Portugalia fitoi me përmbysje ndaj Republikës Çeke në një ndeshje që rezultoi me e vështirë nga sa pritej.  

Në fraksionin e dytë, çekët shtangën luzitanat pas një aksioni model, me Provod që kaloi ekipin në avantazh. Pasi 7 minutash, Portugalia vendosi sërish baraspesha me Hranaç që devijoi topin dhe e dërgoi atë në portën e tij. Në fund ishte talenti Çonseisao që realizoi dhe i siguroi 3 pikët e para kombëtares portugeze.

Përsa i përket raundit të dytë, nesër do startojnë tre ndeshjet e para, mes tyre dhe kuqezinjtë që do përballen me Kroacinë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll