Politike

Themelohen shkollat e përkohshme, Shahini: Mësimi rinis më 9 dhjetor në Tiranë, Durrës dhe Kurbin, nesër nxënësit e Lez

4 Dhjetor 2019, 10:16 Nga DOSJA
Themelohen shkollat e përkohshme, Shahini: Mësimi rinis më 9

Tiranë- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar se në një konferencë për mediet se në Tiranë, Durrës, Kurbin dhe Vorë rifillon mësimi në datën 9 dhjetor.  Ndërsa ka theksuar se nesër fillon mësimi në Lezhë dhe Mirditë.

Për nxënësit e prekur nga tërmeti, të cilat janë vendosur nëpër hotele, ministrja u shpreh se është bërë themelimi i shkollave të përkohshme në këto godina (hotele) deri në një tjetër zgjidhje. Në Tiranë sipas ministres nuk do të ketë asnjë shkollë tjetër që do të shembet përveç asaj në Pezë, ndërsa do të prishen edhe disa në Durrës dhe Thumanë.

“Qarku Durrës, bashkia Kurbin, Vorë dhe Tiranë fillojnë mësimin në 9 dhjetor, të tjerat nesër. Në 9 qarqe që nuk janë në gjendje të jashtëzakonshme mësimi ka filluar normalisht, ndërsa për tre qarqet e tjera do të fillojë nesër pjesërisht. Në Lezhë nesër fillon në bashkinë Mirditë, një shkollë e dëmtuar në Shënkoll dhe nesër nxënësit do të jenë të zhvendosur. Në Kurbin ka numër më të madh të shkollave të dëmtuara dhe mësimi fillon në 9 dhjetor që të bëhen riparimet. 4800 nxënës të prekur nga tërmeti. Në Rrogozhinë dy shkolla të vogla me probleme mësimi fillon nesër. Në Kamëz një shkollë e dëmtuar “Sulejman Elezi’ transferohet te “Azem Hajdari” në turnin e dytë pasdite, pra mësimi fillon nesër. Në Kavajë ka dy shkolla të dëmtuara, nxënësit do të transportohen, mësimi fillon nesër. Në Vorë është dëmtuar shkolla në Marikaj, nxënësit në Marqinet, mësimi fillon në 9 dhjetor. Në hotelet ku janë sistemuar qytetarët kemi filluar sistemin për themelimin e shkollave të përkohshme”, është shprehur ajo.

Ndërsa për kopshtet dhe shkollat private ministrja u shpreh se duhet të merret një konfirmim nga Instituti i Ndërtimit për gjendjen e tyre.  “Për kopshtet dhe shkollat private duhet të marrin një konfirmim nga instituti i ndërtimit, të vlerësohen që të jemi të sigurt. Për shkollat që rrezikojnë të mos hapen as në 9 dhjetor kemi plan pë rti zhvendosur në shkolla të tjera. Në zonat rurale kemi siguruar transport. Për të gjitha shkollat private me probleme, pronarët të sjellin planin e zhvendosjes së nxënësve. “ tha ajo.

Në mbledhjet e fundit të qeverisë, Rama herë pas here i ka bërë thirrje ministres së Arsimit, që nxënësit e prekur nga tërmeti t’i kthehen mësimit. Ai  urdhëroi që të ketë mësues në çdo hotel për të zhilluar procesin mësimor me fëmijët.

26 shkolla në vend janë të dëmtuara nga tërmeti. Pritet që të shemben së shpejti dy shkolla në Bubq dhe Thumanë, pasi janë të dëmtuara nga tërmeti. Ndërkohë shkollave “Emin Duraku”  dhe “Sami Frashëri” u është vënë shiriti pasi janë të dëmtuara nga tërmeti. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Bledi Çuçi bëri një rezyme për gjendjen pas tërmetit. Ai u shpreh se 12 mijë persona të prekur nga tërmeti janë tashmë të akomoduar, hotele, çadra, qendra sociale dhe palestra. Sa i përket dëmeve materiale, ai theksoi se në Tiranë janë  525 pallate në dëmtuara, dhe 3100 banesa. Ndërsa në Durrës sipas tij 242 banesa janë të pabanueshme dhe 27 për t’u prishur.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 26 shkolla të dëmtuara nga tërmeti besa shahini tragjedia e 26 nentorit 2019 26 shkolla të dëmtuara nga tërmeti besa shahini tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll