Politike

107-vjetori i FA, Xhaçka dhe Meta falenderojnë heronjtë e heshur: Gjatë tërmetit kishit kontribut të vyer (VD)

4 Dhjetor 2019, 09:30 Nga DOSJA
107-vjetori i FA, Xhaçka dhe Meta falenderojnë heronjtë e

TIRANË- Forcat e Armatosura sot shënojnë 107-vjetorin e krijimit të tyre. Ushtarët këtë herë nuk gjenden në misione paqeruajtëse në vende të huaja, por në vendin e tyre në pas goditjes nga tërmeti dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Prej ditësh qindra forca të FA janë në terren duke ndimhuar të prekurit nga tërmeti. Ata ishin në aksion prej ditës së parë që shqipëria u shkund nga lëkundja e forta 6.4 rihter, ku ndihmuan dhjetëra persona të dilnin gjallë nga rrënojat.

Sot në 107-vjetorin e Forcave të Armatosura, Presidenti Ilir Meta dhe Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka kanë falenderuar heronjtë e heshtur të tërmetit.

Pak ditë më parë Shqipëria u përfshi nga një tërmet shkatërrues ku vdiqën 51 persona dhe 913 të tjetër mbetën të plagosur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat u përcollën për në banesën e fundit. Mbi 400 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan që në orët e para të ngjarjes së 26 nëntorit, ku shpëtuan më shumë se 50 perona nën rrënoja. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde. Shumë godina janë shpallur të pabanueshme dhe ka nisur shembja e tyre.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 107 vjetori i fa heronjte e heshtur ilir meta olta xhacka termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 107 vjetori i fa heronjte e heshtur ilir meta olta xhacka termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll