Sport

VIDEO / Turqia mund Gjeorgjinë, me golat më të bukur të Europianit…

Me shifrat 3-1 më pas u mbyll i gjithë takimi, ku padyshim më tepër se fitorja la shenjë supergoli i yllit turk të Realit të Madridit, Arda Gyler.

18 Qershor 2024, 19:52 Nga DOSJA
VIDEO / Turqia mund Gjeorgjinë, me golat më të bukur të

GJERMANI – Turqia merr 3 pikët e para me dy gola spektakolarë përballë Gjeorgjisë. Pjesa e pare e takimit mes Turqisë dhe Gjeorgjisë është mbyllur në shifrat 1-1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin turqit, me anë të Muldur (25'), por gëzimi i tyre zgjati shumë pak, pasi gjeorgjianët reaguan shpejt duke kthyer baraspeshën në stadiumin e Dortmund Mikautadze (32') ishte autor i golit.

Turqia tundën rrjetën për 2-1 në minutën e 27-të, por pas rishikimit të situatës në VAR, goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Kanë sulmuar gjatë gjithë kohës në pjesën e dytë turqit dhe padyshim e merituan avantazhin, që erdhi me një gol spektakolar, falë “yllit” të tyre, Arda Guler (65'), i cili ka nisur festën në tribunat e “Signal Iduna Park”.

Me shifrat 3-1 më pas u mbyll i gjithë takimi, falë golit të Aktyrkoglu në kohën shtesë (90'+7).

Por padyshim më tepër se fitorja la shenjë supergoli i yllit turk të Realit të Madridit, Arda Gyler.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll