Aktualitet

Çarje muresh, godina e drejtorisë së Doganave jashtë funksionit, dëme të mëdha pas tërmetit (FOTO)

4 Dhjetor 2019, 10:07 Nga DOSJA
Çarje muresh, godina e drejtorisë së Doganave jashtë

Tiranë-Dëmtime serioze ka edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në Tiranë nga tërmeti i 26 nëntorit. Ministria e Financave njofton se  sipas konstatimit të inspektorëve të Institutit të Ndërtimit,  kjo godinë është jashtë funksionit. Mësohet se janë evakuuar punonjësit.

“Nga drejtuesit e këtij institucioni aktualisht janë marrë të gjitha masat për evaukimin  e punonjësve në godina të tjera, cka garanton mirëfunksionimin e punës dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit. Nga DPD është miratuar “Manuali mbi mënyrën e funksionimit të sistemit doganor lidhur me deklarimin, verifikimin, kontrollin dhe çlirimin e mallrave në raste emergjence”. Është kryer transferimi i serverave pranë zyrave të AKSHI-t, si dhe është kryer zhvendosja e sektorëve kyç (VQ dhe SKAO) pranë zyrave të disponueshme në gjendje pune. Të gjitha degët doganore kufitare, edhe të brendshme, në çdo moment kanë funksionuar me kapacitete të plota”, thuhet në njoftim.

26 shkolla në vend janë të dëmtuara nga tërmeti. Pritet që të shemben së shpejti  dy shkolla në Bubq dhe Thumanë, pasi janë të dëmtuara nga tërmeti. Ndërkohë shkollës “Emin Duraku” në ish-Bllok i është vënë shiriti pasi edhe ajo është e dëmtuar. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Bledi Çuçi bëri një rezyme për gjendjen pas tërmetit. Ai u shpreh se 12 mijë persona të prekur nga tërmeti janë tashmë të akomoduar, hotele, çadra, qendra sociale dhe palestra. Sa i përket dëmeve materiale, ai theksoi se në Tiranë janë  525 pallate në dëmtuara, dhe 3100 banesa. Ndërsa në Durrës sipas tij 242 banesa janë të pabanueshme dhe 27 për t’u prishur.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 26 shkolla të dëmtuara nga tërmeti godina e drejtorisë së doganave jashtë funksionit 26 shkolla të dëmtuara nga tërmeti godina e drejtorisë së doganave jashtë funksionit

Sondazh

Poll