Aktualitet

U vihet shiriti shkollave “Emin Duraku” dhe “Sami Frashëri” në Tiranë, jashtë funksionit edhe godina e Drejtorisë s

4 Dhjetor 2019, 09:32 Nga DOSJA
U vihet shiriti shkollave “Emin Duraku” dhe “Sami

Shqipëri- Pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit janë dëmtuar shumë banesa dhe shkolla në vend. Vijojnë inspektimet në zonat e prekura nga tërmeti, ku janë konstatuar edhe shkollat të cilat duhet të shemben. Një ndër to është edhe shkolla e Përgjithshme ‘Selman Daci’ në Bubq pasi ka shumë dëme. Ende nuk dihet se kur do nisë shembja e saj, ndërkohë që është njoftuar se 261 nxënësit e kësaj shkolle do të transferohen në Fushë Krujë, për të ndjekur procesin mësimor.  Edhe shkolla “Ramazan Jangozi” në Thumanë do të shembet edhe pse u rikonstruktua këtë vit.

Po kështu shiriti u është vendosur shkollave “Emin Duraku”  dhe Sami Frashëri në Tiranë, pasi janë shumë të dëmtuara.  Jashtë funksionit edhe godina e Drejtorisë së Doganave pasi ka probleme me çarje të shumta.

Pritet që pasditen e sotme në orën 15:00 të shemben edhe dy pallate 5 katësh në Shkozet, pasi janë  klasifikuar si të pabanueshëm nga ekspertët.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Bledi Çuçi bëri një rezyme për gjendjen pas tërmetit. Ai u shpreh se 12 mijë persona të prekur nga tërmeti janë tashmë të akomoduar, hotele, çadra, qendra sociale dhe palestra. Sa i përket dëmeve materiale, ai theksoi se në Tiranë janë  525 pallate në dëmtuara, dhe 3100 banesa. Ndërsa në Durrës sipas tij 242 banesa janë të pabanueshme dhe 27 për t’u prishur. Ai  deklaroi në kanë pësuar dëme 26 shkolla në vend.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 26 shkolla të dëmtuara nga tërmeti mbyllet shkolla emin duraku 26 shkolla të dëmtuara nga tërmeti mbyllet shkolla emin duraku

Sondazh

Poll