Aktualitet

Tërmeti/ Shembet me eksploziv edhe godina e dytë 5-katëshe në Shkozet (VD)

4 Dhjetor 2019, 09:48 Nga DOSJA
Tërmeti/ Shembet me eksploziv edhe godina e dytë 5-katëshe

Durrës– Një tjetër godinë 5-katëshe u shemb ditën e sotme me eksploziv në Shkozet. Shembja e kësaj ndërtese është bërë me shpërthim të kontrolluar nga forcat xheniere, pasi kishte marrë dëmtime të mëdha në strukturë për shkak të tërmetit. Ndonëse shpërthimi ka qenë i fortë, rreth tre kate të kësaj banese kanë qëndruar në këmbë, dhe shembja e tyre do të bëhet me fadroma.

Me qëllim, garantimin e sigurisë, autoritetet bllokuan për pak minuta qarkullimin në autostradë.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Bledi Çuçi bëri një rezyme për gjendjen pas tërmetit. Ai u shpreh se 12 mijë persona të prekur nga tërmeti janë tashmë të akomoduar, hotele, çadra, qendra sociale dhe palestra. Sa i përket dëmeve materiale, ai theksoi se në Tiranë janë  525 pallate në dëmtuara, dhe 3100 banesa. Ndërsa në Durrës sipas tij 242 banesa janë të pabanueshme dhe 27 për t’u prishur. Ai  deklaroi në kanë pësuar dëme 26 shkolla në vend.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 26 shkolla të dëmtuara nga tërmeti tragjedia e 26 nentorit 2019 26 shkolla të dëmtuara nga tërmeti tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll