Aktualitet

Vodhën në banesën e kushëririt në Kamëz 2 mln lekë të reja, arrestohet 25-vjeçari, nën hetim dy të miturit

4 Dhjetor 2019, 08:06 Nga DOSJA
Vodhën në banesën e kushëririt në Kamëz 2 mln

Tiranë- Në prangat e Policisë së Tiranës ka rënë një 25-vjeçar, pasi akuzohet se ka vjedhur në Kamëz, në banesën e shtetasit Xh.Q, 2 milionë lekë të reja. Nga policia janë arrestuar A.Q 25-vjeç  dhe janë nën hetim dy të minur, pasi vodhën në banesën kushëririt të tyre 2 milionë lekë të reja.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Cousins” i ndjekur me metoda proaktive.

Opracioni për zbardhjen e vjedhjes të ndodhur më datë 06 nëntor 2019, ku në banesën e shtetasit Xh. Q., u vodhën 2 milionë lekë të reja.

Vihet në pranga një shtetas dhe dy të tjerë procedohen në gjëndje të lirë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, finalizuan me metoda proaktive operacionin policor të koduar “Cousins” në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:

– A. Q., 25 vjeç, banues në Kamëz (kushëri i pronarit të banesës së vjedhur, shtetasit Xh. Q.,).

Si dhe u proceduan në gjëndje të lirë shtetasit:

– G. Q., 15 vjeç, dhe A. Q., 14 vjeçe, banuese në Kamëz

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera ka rezultuar se në datë 11 nëntor 2016, këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetasit Xh. Q., ku kanë marrë 2 milionë lekë të reja.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 25-vjeçari vjedh banesën e kushëririt grabiten 20 mln lekë në kamzës 25-vjeçari vjedh banesën e kushëririt grabiten 20 mln lekë në kamzës

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Dhjetor 2019, 22:16

TIRANË– Zv. ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Ornela Çuçi, e caktuar nga Shtabi i Emergjencës  si përgjegjëse për strehimin është shpre...